Kurti: Duhet të shpallen sa më shpejt zgjedhjet

Kurti: Duhet të shpallen sa më shpejt zgjedhjet

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkon që të shpallen zgjedhjet e reja sa më shpejt, njofton Insajderi.

Ai përmes një reagimi në Twitter, theksoi se zgjedhjet do të kthejnë legjitimitetin e Qeverisë.

Nga menaxhimi i pandemisë te rindërtimi i ekonomisë dhe reforma në sistemin gjyqësor, kemi shumë punë për të bërë, por jemi gati”, ka shkruar ndër tjerash Kurti.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ta anulojë votën e Etem Arifajt dhënë për Qeverinë Hoti. /Insajderi.com