“Duhet t’i fitojmë mbi 61 deputetë që t’i pamundësojnë planet për kriza politike”.
Kështu tha Albin Kurti gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Prishtinë, përcjell Insajderi.
Lideri i Vetëvendosjes, tha se sondazhet që e nxjerrin fituese partinë e tij “nuk duhet të krijojnë vetëkënaqje”, pasi ka frikë që mund të neglizhohet fushata zgjedhore.
Për shkak të pandemisë ky takim është mbajtur me vetura në parkingun e stadiumit “Fadil Vokrri”. /Insajderi.com