Kurti: Duhet t’i fitojmë 61 deputetë që t’i parandalojmë planet për kriza politike

Kurti: Duhet t’i fitojmë 61 deputetë që t’i parandalojmë planet për kriza politike

“Duhet t’i fitojmë mbi 61 deputetë që t’i pamundësojnë planet për kriza politike”.

Kështu tha Albin Kurti gjatë hapjes së fushatës zgjedhore në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Lideri i Vetëvendosjes, tha se sondazhet që e nxjerrin fituese partinë e tij “nuk duhet të krijojnë vetëkënaqje”, pasi ka frikë që mund të neglizhohet fushata zgjedhore.

Për shkak të pandemisë ky takim është mbajtur me vetura në parkingun e stadiumit “Fadil Vokrri”. /Insajderi.com