Kurti e dëshiron zëvendësimin e Richard Grenell: Ta kundërshtojmë njëzëri

Kurti e dëshiron zëvendësimin e Richard Grenell: Ta kundërshtojmë njëzëri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se do të ishte mirë për shqiptarët ta kundërshtonin njëzëri emisarin special amerikan, Richard Grenell, njofton Insajderi.

Kurti ka thënë edhe një shembull se si shqiptarët “ia panë hajrin” një kundërshtimi të dikurshëm të një zyrtari tjetër ndërkombëtar.

“Sa i përket të dërguarit të posaçëm Grenell, meqenëse ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë reciprocitetin me Serbinë, mendoj se duhet të veprojmë me të njësoj siç vepruam me ambasadorin Gelbard kur në 1998 tha se UÇK-ja është terroriste, pra ta kundërshtojmë njëzëri, në mënyrë që ta kuptojë se kjo qasje është e papranueshme për ne”, shkruan Kurti.

Robert Gellbard ishte i dërguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin në kohën e luftërave në Jugosllavi.

“Asokohe kundërshtimi ynë bëri që Gelbard të zëvendësohet nga Holbrooke, pra, ia pamë hajrin kundërshtimit. Edhe sot na duhet që Richard Grenell të zëvendësohet me një Richard Holbrooke të ri”, shkruan, pos tjerash, Kurti./Insajderi.com