Kurti e fillon vizitën në Bruksel, takohet me homologun belg

Kurti e fillon vizitën në Bruksel, takohet me homologun belg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka filluar vizitën e tij dy ditore në Bruksel, me takimin bilateral me homologun belg, Alexander De Croo, njofton Insajderi.

Për takimin Kurti ka njoftuar në llogarinë e tij në Tëitter, teksa ka bërë të ditur se janë pajtuar që të rrisin bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

“Fillova vizitën time dy ditore në Bruksel, shtëpinë e institucioneve evropiane me takimin bilateral me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo.

Ndava me të prioritetet për vendet e punës dhe drejtësinë, angazhimin tonë për BE-në dhe urgjencën e liberalizimit të vizave. Ne u pajtuam që të rrisim bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar ai./Insajderi.com