Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në 23 vjetorin e rënies së Bahri Fazliut

Kurti e Konjufca bëjnë homazhe në 23 vjetorin e rënies së Bahri Fazliut

Kryeministri Albin Kurti, me kryekuvendarin Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Velani, në 23 vjetorin e rënies së heroit, Bahri Fazliu, njofton Insajderi.

Kurti ka deklaruar se Fazliu ishte luftëtar edhe para luftës që punonte për përgatitjen e luftës çlirimtare që do të ndodhte në fund të viteve të ’90-ta.

Ai e ka cilësuar si njeri të pasionuar për dije dhe liri.

“Ai lexonte, shkruante dhe luftonte me këtë renditje dhe nuk u ndal asnjëherë e nuk ndalet as sot e kësaj dite, sepse shkrimet e tij do të jenë përherë të vlefshme, ndërsa kujtimi për të i pashlyeshëm”.

Kurti ka shtuar tutje se veprimtarët e ardhshëm shqiptarë do ta kenë frymëzim jetën dhe veprën e Bahri Fazliut.

“Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin dhe padyshim që edhe brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen e të inspirohen përjetë e mot nga jeta dhe vepra e tij. Lavdi Bahri Fazliu”, ka përfunduar ai. /Insajderi.com