
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë pritur të martën në takim Elbert Krasniqin nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës IRDK, nga komuniteti egjiptian, përcjell Insajderi.
Ky takim është zhvilluar në vazhdën e takimeve konsultative për të diskutuar për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.
Gjatë së martës, Osmani e Kurti kanë takuar edhe përfaqësues të komunitetit turk dhe boshnjak në Kosovë.
Ndërsa, një ditë më parë (të hënën), ata kanë takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj./Insajderi.com