Kurti e Osmani urojnë 17 shkurtin nga varri i Ibrahim Rugovës

Kurti e Osmani urojnë 17 shkurtin nga varri i Ibrahim Rugovës

Fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti e Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.

Kjo për nder të 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidentja në Detyrë uroi të gjithë qytetarët për përvjetorin e 17 shkurtit.

“E nderuam arkitektin e pavarësisë së Kosovës, njeriun që sublimoi dhe unifikoi kërkesat e qytetarëve për liri dhe Pavarësi dhe sovranitet, për njeriun që i hapi dyert e botës në mënyrë që zëri ynë të kumbojë dhe dëgjohet kudo”, tha Osmani.

Edhe Kurti uroi qytetarët për 17 shkurtin, duke thënë se tek Rugova vendosën lule të freskëta.

“Andaj, sot kujtojmë personalitet politike – kombëtare historike të cilët kontribuuan në faza e mënyra të ndryshme, andaj vendosëm lule të freskëta të Presidenti i parë Ibrahim Rugova, i cili ishte Presidenti i parë në Kosovë, për të vazhduar me aktivitete tjera”, tha Kurti. /Insajderi.com