Kurti e quan Zemajn ministër “Zezaj”, poashtu thotë se Thaçi mori karrigen e presidentit në Hagë

Ish-kryeministri, Albin Kurti ka komentuar zhvillimet e fundit në vend

Kurti e quan Zemajn ministër “Zezaj”, poashtu thotë se Thaçi mori karrigen e presidentit në Hagë

Ish-kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në një video-inçizim ka komentuar situatën të Kosovës në përballje me pandeminë. Ai ka folur për Qeverinë Hoti dhe presidentin Thaçi.

Kurti e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj si “Zezaj”, ndërsa ka ripërseritur se Qeveri Hoti sipas Kurti është ‘Koti”.

“Ministri Zezaj i qeverisë Koti po ju kanoset qytetarëve të cilët tashmë i ka shpallur të pabindur e të”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Poashtu, kryeministri Kurti komentoi edhe intervistimin e presidentit, Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale, ku tha se Thaçi e mori karrigen e presidentit në Hagë.

“Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë”, ka vazhduar Kurti.

Kurti mbështeti ligjin anti-COVDI-19 të cilin e ka iniçuar kyreparlamentarja, Vjosa Osmani./Insajderi.com/

VIDEO E PLOTË