Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar Joe Biden-in me rastin e inaugurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.
Në një letër të cilën Kurti e ka nisur drejt Bidenit, i përcjellë përgëzimet e tij për detyrën e re, thotë se do t’i ndjekin udhëzimet e tij përballë sfidave të përbashkëta.
“Ndërsa ndërmerrni hapa për të kapërcyer ndarjet dhe për të shëruar kombin tuaj, aleatët tuaj do të shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj ndërsa ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta”, thuhet mes tjerash në letrën e Kurtit drejtuar Biden./Insajderi.com