Kurti emëron Arsim Berishën zëvendësministër të Shëndetësisë

Kurti emëron Arsim Berishën zëvendësministër të Shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën – zëvendësministër të Shëndetësisë, njofton Insajderi.

Gjatë takimit të tyre, sipas komunikatës nga kryeministria, Kurti i ka uruar Berishës suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Berishën, zëvendësministër të Shëndetësisë, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Berisha njëherësh është kryeshef i Departamentit të Mjekësisë Familjare në Prizren. /Insajderi.com