Kurti emëron Besnik Pulën, këshilltar për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

Kurti emëron Besnik Pulën, këshilltar për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare

Kryeministri i ë Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të premten, Besnik Pulën këshilltar të jashtëm politik për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, Pula është Profesor në Departamentin e Shkencave Politike të Universitetit Virginia Tech (ShBA).

Në universitetin e lartpërmendur, po ashtu ZKM-ja njofton se ai është Drejtor i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian.

“Studimet e doktoraturës për sociologji i ka mbaruar në Universitetin e Miçiganit (University of Michigan), kurse ato të masterit në universitetin Georgetoën, ndërsa paraprakisht ka qenë i asociuar në role hulumtuese dhe ligjëruese me Universitetin Princeton, Neë York University dhe Universitetin e Binghamtonit”.

“Puna e tij hulumtuese është mbështetur dhe shpërblyer nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (ShBA), Shoqata Sociologjike Amerikane (ASA), programi Fulbright-Hays i Departamentit të Arsimit (ShBA), American Council for Learned Societies (ACLS) dhe International Research and Exchanges Board (IREX)”, vijon më tej komunikata për media./Insajderi.com

Besnik Pula