Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

Kurti emëron edhe dy zëvendësministra

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe dy zëvendësministra, njofton Insajderi.

Kurti të sapo emëruarve iu ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

Zëvendësministrat e emëruar janë:

Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra./Insajderi.com