
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Liza Gashin, zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, njofton Insajderi.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit me anë të një njoftimi për media.
“Kryeministri e ka uruar Gashi për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.
Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I. /Insajderi.com