Kurti emëron tre këshilltarë politikë

Kurti emëron tre këshilltarë politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka emëruar tre këshilltarë politikë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Kurti ka zgjedhur që politikisht të këshillohet nga Fëllanza Podrimaj, Jeton Zulfaj dhe Shenaj Shala. Kjo e fundit do ta ketë edhe detyrën e Shefes së Protokollit.

Ndërkohë, duket se këta nuk do të jenë këshilltarët e vetëm të Kurtit. ZKM thotë se “Të emëruarit gjatë kësaj jave janë”, duke renditur emrat më pas.

Të tre këta ishin pjesë e kabinetit të Kurtit edhe gjatë Qeverisë Kurti I./Insajderi.com