Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zëvendësminsitër të Financave, Qazim Rrahmanin.
Por, i emëruari në këtë pozitë ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Qazim Rrahmani ishte dënuar në tetor të vitit 2018 për keqpërdorim të detyrës, derisa po punonte si zëvendësministër në Ministrinë e atëhershme të Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Sipas aktakuzës, Rrahmani i kishte kthyer 7 mijë e 504 euro, ndërsa 4 mijë e 858 euro nuk i kishte kthyer në ministri. /Insajderi.com