Kurti falënderon Amerikën e BE-në për miqësi e aleancë

Kurti falënderon Amerikën e BE-në për miqësi e aleancë

Albin Kurti, kryeministri në detyrë ka falënderuar shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadën amerikane për mbështetjen financiare që po i japin Kosovës në kohën e pandemisë koronavirus, shkruan Insajderi.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Kurti ka shkruar se ndihma e tyre  do të shpëtojë jetë. duke shtuar se është mirënjohës për miqësinë e aleancën e tyre.

“We are grateful for your friendship and alliance” – (jemi falënderues për miqësinë e aleancën tuaj), ka thënë mes tjerash Kurti, ani pse vazhdimisht po akuzohet për vënien në rrezik të raporteve me Shtetet e Bashkuara me Amerikës.

Përplasje të shumta pati me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, i cili vazhdimisht ka përsëritur se taksa 100 për qind ndaj importeve nga Serbia duhet të hiqet, gjë të cilën Kurti e kundërshtonte duke thënë se fillimisht duhet heqje e pjesshme e taksës deri në reciprocitet./Insajderi.com