Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Policinë e Belgjikës për sigurinë të cilën ia kanë ofruar atij dhe delegacionit Kosovar.
Kurti zhvilloi një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, si dhe me funksionarë të lartë të Bashkimit Evropian.
“Ambasada jonë në Bruksel është kujdesur për përgatitjet dhe mbarëvajtjen, ndërkaq forcat e policisë së Belgjikës janë kujdesuar për sigurinë e delegacionit tonë gjatë vizitës sonë dyditore atje. I falënderojmë e u jemi mirënjohës”, ka shkruar Kurti në Instagram.
Kreu i ekzekutivit Kosovar mbajti gjithashtu edhe një fjalim në Parlamentin Evropian.
Bashkë me të ishte edhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi si dhe kryediplomatja, Donika Gërvalla. /Insajderi.com
View this post on Instagram