
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, njofton Insajderi.
Kjo bisedë është zhvilluar para udhëtimit në Bruksel.
Kurti ka përsëritur se dialogu nuk është top prioritet i Qeverisë, por se ka garantuar se do të angazhohet në dialog.
“Para vizitës sime në Bruksel kam pasur takim me presidentin e Këshillit Evropian. E kam falënderuar për urimet për fitoren tonë dhe e kam përsëritur se sigurimi i vaksinave, ofrimi i vendeve të punës dhe drejtësia janë top prioritete të qeverisë. E kam siguruar atë për angazhimin tonë në dialog”, ka shkruar kryeministri i Kosovës në Twitter. /Insajderi.com