Kurti flet për bisedimet me LDK-në: Nuk merrnin vesh

Kurti flet për bisedimet me LDK-në: Nuk merrnin vesh

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk ekziston asnjë marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së për koalicion të mundshëm paszgjedhor mes dy subjekteve.

Në emisionin Pressing të T7, Kurti ka deklaruar se anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës “nuk merrnin vesh” kur ai i kërkonte krijimin e një koalicioni parazgjedhor.

“Nuk kemi kurrfarë marrëveshje. Nuk merrnin vesh kur iu thosha ‘hajde e bëjmë koalicionin parazgjedhor'”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se tek LDK ekziston një frikë për Vetëvendosjen, të cilën – siç thotë ai, disa njerëz të LDK-së “nuk e duan në pushtet”. /Insajderi.com