Kurti flet për dialogun me Serbinë me ambasadorin francez

Kurti flet për dialogun me Serbinë me ambasadorin francez

Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me Shefin e Shtabit Zgjedhor, Besnik Bislimi, kanë takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Në këtë takim u shprehën qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 11 qershorit. Me këtë rast, u paraqitën prioritetet dhe zgjidhjet që ofron Vetëvendosje për problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi u shprehen edhe një herë qëndrimet tona mbi dialogun me Serbi dhe në lidhje me çështjen e demarkacionit.