Kurti flet për negociatat: Është e domosdoshme që të arrijmë marrëveshje

Kurti flet për negociatat: Është e domosdoshme që të arrijmë marrëveshje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka folur lidhur me negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës.

Kurti ka thënë se janë afër marrëveshjes me LDK-në.

”Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë”.

Ai ka thënë se vullneti i popullit është që të arrihet marrëveshja VV-LDK për koalicionin.

“Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dhe ta ngrisim në këmbë Republikën e Kosovës”.

“E kam thënë edhe më herët: se jemi afër – jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i intertesuar”.

“Të enjten e 9 janarit na është thënë që do të pyetet Këshilli i LDK-së për propozimin tonë. Ne do ta dërgojmë propozimin tonë, por po përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodhë, pas marrëveshjes që do ta arrijmë me LDK-në”, ka thënë Kurti.