Kurti fton në takim tre liderët e opozitës

Kurti fton në takim tre liderët e opozitës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar ftesë për takime sot, tre liderëve të opozitës në Kuvend, Enver Hoxhajt nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhikut nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Kryeministrit me anë të një njoftimi për media, takimet pranifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët.

Këto takime thuhet se do të jenë në shërbim të mirë-informimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

“Kryeministri Kurti ka deklaruar vazhdimisht se për çështjet me interes nacional do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim të mirëfilltë me partitë dhe liderët opozitarë”, thuhet më tej në njoftim. /Insajderi.com