Kurti gjatë takimit me Clark: Jemi të vendosur që Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Kurti gjatë takimit me Clark: Jemi të vendosur që Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur vendosmëri që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Të enjten, kreu i ekzekutivit takohu, ish-komandantin suprem të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë viteve 1997-2000, gjeneralin Wesley K. Clark.

Bashkë me Kurtin, të pranishëm ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mhaj e ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kurti e falënderoi gjeneralin Clark për udhëheqjen e tij në intervenimin vendimtar të NATO-s, kundër Jugosllavisë së Milosheviqit në pranverën ‘99, për funksionin dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe ritheksoi vendosmërinë e Republikës së Kosovës për të qenë anëtare e NATO-s.

Kurti  po ashtu e falënderoi Clark-un për  vullnetin e shprehur për të ofruar këshilla profesionale për ministrin Mehaj.

Gjenerali Clark e uroi kryeministrin Kurti për pozitën e re dhe për të arriturat e deritanishme të qeverisë.

Shprehu mbështetje për synimet e qeverisë për zhvillim ekonomik dhe prosperitet mbarëshoqëror. /Insajderi.com