Kurti: Gjykata Speciale është e imponuar nga jashtë

Kurti: Gjykata Speciale është e imponuar nga jashtë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Gjykata Speciale është e “imponuar nga jashtë”.

Këto komente fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit i bëri gjatë një konference për media.

“Gjykata Speciale në Hagë është e imponuar nga jashtë dhe është gjykatë një etnike. Ne dëshirojmë të kemi gjykata normale në Kosovë e jo gjykata speciale jashtë Kosovës”, tha Kurti.

Ish-kryeministri i Kosovës, ritheksoi edhe njëherë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër.

“UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe të pastër. Nëse ka pretendime nga ndërkombëtarët për individë të UÇK-së do të kemi një sistem të ri të reformuar të drejtësisë që do t’i trajtoj me prioritet dhe seriozitet të gjitha ato raste”.

Kurti përmendi po ashtu edhe vettingun në drejtësi si plan të qeverisjes të cilën synon ta formojë. /Insajderi.com