Kurti-Haxhiut: Do t’i korrigjoj gabimet tuaja të tmerrshme

Kurti-Haxhiut: Do t’i korrigjoj gabimet tuaja të tmerrshme

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim  Haxhiu duke deklaruar se do të angazhohen si qeveri që ajo që ka qenë e Kosovës të bëhet e Kosovës, shkruan Insajderi.

Kuri ka thënë së “do të bëjë maksimumin që të korrigjoj gjithçka që është bërë padrejtësisht e dëmshëm në vitin 2018 kur është ratifikuar marrëveshje e cila ja humbi territorin e saj Kosovës”.

Ai është shprehur se Komisioni Shtetërorë për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk ka mandat, dhe në momentin që do të emërohet komisioni i ri do të trajtohen në komision të gjitha çështjet.

“Janë 22 toka të Trepçës. Ne si qeveri do të angazhohemi maksimalisht që ajo që ka qenë e Kosovës të bëhet e Kosovës edhe nëse nuk është tani. Unë do të përdori mekanizmat sa më shpejt që është e mundur që të korrigjoi gabimet fatale të tmerrshme që i keni bërë ju në atë legjislaturën e kaluar”, ka shtuar ai.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse ka hekur dorë nga Çakorri dhe Zhlebi për një pushimore në deti.

Haxhiu, ka deklaruar së duket se kryeministri Kurti e ka harruar tërësisht Çakorrin e Zhlepin.

“Sa ishte në opozitë, protestonte dhe e kundërshtonte demarkimin e kufirit me Malin e Zi”, ka shtuar ai./Insajderi.com