Kurti: I besoj Ramës kur thotë që është kundër shkëmbimit të territorit

Kurti: I besoj Ramës kur thotë që është kundër shkëmbimit të territorit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti foli për takimin Edi Ramën. Ai tha se i beson kryeminsitrit shqiptar që nuk e mbështet shkëmbimin e territorit.

“Kishim një takim 5 orësh, kishim një ndeshje miqësore 5 oreshë, e cila u ndërpre për 45 minuta kur erdhi Depardie. Më pas ne vazhduam për temat e rëndësishme për Shqipërinë e Kosvën e të dyja bashkë”, tha ai për ABC News.

“Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territorit, territori nuk është mall për shkëmbim. Besoj se pavarësisht me kryeministrin e Shqipërisë mund të kemi dallime e të përbashkëta jonë na imponojnë që të bahskëpunojmë si dy qeveri më mirë. Ashtu më tha dhe ashtu dua dhe më duhet të besoj”./Insajderi.com