Kurti i del në mbrojtje Gërvallës: Në takimet me ndërkombëtarë, flet për krimet e Serbisë si pakkush tjetër

Kurti i del në mbrojtje Gërvallës: Në takimet me ndërkombëtarë, flet për krimet e Serbisë si pakkush tjetër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i doli në mbrojtje zëvendëses së tij dhe kryediplomates Donika Gërvalla, pas kjo e fundit u akuzua ashpër për një deklaratë të bërë vite më parë ku thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, posa të formohet Gjykata Speciale, njofton Insajderi.

Sipas tij, Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, shkroi Kurti në profilin e tij në Facebook.

Ai tutje u shpreh se kundër Gërvallës ka nisur siç tha ai, një fushatë e egër, pasi u kthye nga “vizita e suksesshme në Bruksel”.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, shkroi tutje shefi i qeverisë./Insajderi.com