Kurti i dërgon letër urgjente Haradinajt

Kurti i dërgon letër urgjente Haradinajt

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka pranuar një letër urgjente nga kryeministri, Albin Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një konference të mbajtur sot pasdite, shkruan Gazeta Insajderi.

Haradinaj ka thënë se sot i është bërë thirrje urgjente për tu takuar në parlamente me kryeministrin Kurti.

“Z.Kurti sot më ka dërgu një letër, urgjent për parlament në takim. Dje ka dalë në konferencë për shtyp, ai sot më dërgon një letër më kërkon në takim me bisedu për tema të interesit nacional”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri, Haradinaj ka treguar se ia ka kthyer letërn ku ka thënë se ai i ka bërë thirrje disa herë edhe publikisht rreth cështjes së taksës.

“Unë i kam kthy një letër atij, i kam treguar që jam i interesuar me bisedu, ju kam drejtuar disa herë publikisht, por, ju nuk keni gjetë kohë për një temë të cilën kam kontribu, pasi e keni marrë vendimin e keni thirr një takim sa për sy e faqe ky është më shumë se ofendim”, ka thënë Haradinaj. /Insajderi.com