Kurti i kërkon ndihmë Zvicrës për sigurimin e vaksinave anti-COVID

Kurti i kërkon ndihmë Zvicrës për sigurimin e vaksinave anti-COVID

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly – në atë takim kreu i ekzekutivit kërkoi nga Zvicra që ta vazhdojë ndihmën për Kosovën që t’i sigurojë vendit tonë doza anti-COVID.

Po ashtu u diskutua për formimin e institucioneve të Kosovës.

Kurti i kushtoi rëndësi edhe çështjes së mërgatës kosovare një pjesë e madhe e së cilës jetojnë në Zvicër.

U dakorduan për vazhdimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. /Insajderi.com