
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar familjet Xheladini e Dehari, me rastin e hyrjes në vitin 2021, transmeton Insajderi.
Derisa ka bërë të ditur për këto vizita, Kurti ka thënë se i kujton me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin.
Ndryshe, në vitin 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj kanë ndërruar jetë pasi janë qëlluar me plumba gome nga Policia e UNMIK-ut gjatë një proteste të organizuar nga VV.
Ndërsa në vitin 2016, Astrit Dehari është gjetur pa shenja jete në burgun e Prizrenit. /Insajderi.com