Kurti i paknaqur me rezultatin e zgjedhjeve: U bashkuan të gjithë kundër Vetëvendosjes

Kurti i paknaqur me rezultatin e zgjedhjeve: U bashkuan të gjithë kundër Vetëvendosjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën e 14 nëntorit.

Ai tha se rezultati jo i kënaqshëm për partinë e tij, vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme dhe si rezultat i bashkimit të të gjitha partive tjera kundër Lëvizjes.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defektve të brendshme të cilat ne do t’i analizojmë më gjatë në vijim, si dhe bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes” ka thënë Kurti.

Ai u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët e rinj të komunave të Kosovës, veçanërisht në përballjen me krimin dhe korrupsionin – duke theksuar fushën e ndërtimit të egër.

“I uroj të gjithë kryëetarët e komunave që u zgjodhën dje, do të kenë shumë beteja në përballjen me krimin dhe korrupsionin posaqërisht në fushën e ndërtimit të egër. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë”, tha më tej Kurti. /Insajderi.com