
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë indirekte i është kundërpërgjigjur kritikave ndaj Qeverisë së tij për “mos-punë”.
Kreu i ekzekutivit ka shkruar të hënën se gjatë vikendit kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit të Qeverisë dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme, njofton Insajderi.
Dy subjektet opozitare; Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kritikuan përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën zgjedhore në Shqipëri – duke pretenduar se “Kurti i ka braktisur qytetarët në kohë krizash”.
“Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësur ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin”, ka deklaruar ndër tjerash kreu i ekzekutivit përmes një postimi në Facebook.
Kurti shtoi se do të angazhohen e përkushtohen për përmbushjen e planprogramit qeverisës. /Insajderi.com
Të shtunën dhe të dielen, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar,…
Posted by Albin Kurti on Monday, 12 April 2021