Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së djeshme i tha “JO” ftesës së Vetëvendosjes për organizimin e protestave.
E sot ndaj kësaj përgjigje ka reaguar kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Ai ka thënë se në partinë e Isa Mustafës ka më shumë interesim, se gatishmëri për protesta.
“Kemi pasur komunikim e kontakte me udhëheqjen e LDK-së, dhe përshtypja ime është që ata kanë më shumë interesim se gatishmëri për protestë. E kam dëgjuar edhe unë përgjigjen e tyre por besoj që çdo ditë që kalon ata do të ibnden se protestat janë të domosdoshme”, deklaroi Kurti.
Ai në këtë konferencë bëri të ditur se VV-ja do të organizojë protest më 29 shtator. /Insajderi.com