Kurti i përgjigjet Thaçit, e quan kalama dhe e fton të përballet në debat me të

Kurti i përgjigjet Thaçit, e quan kalama dhe e fton të përballet në debat me të

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quajti partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, ndërmarrje kriminale.

Kurti, ka ftuar Thaçin që të dalin në një debat televiziv dhe të përballen.

Statusi i plotë i Kurtit:

Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin.

Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës.

Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.  /Insajderi.com