Kurti i shpreh dëshirën Janjiqit që ta vizitojë Manastirin e Deçanit

Kurti i shpreh dëshirën Janjiqit që ta vizitojë Manastirin e Deçanit

“Qeveria e Kosovës është e vendosur për mbrojtjen e kishave”, është mesazhi që kryeministri i Kosovës i ka shkruar kryemurgut të Manastriti të Deçanit, Sava Janjiq.

Kurit gjithashtu ka shprehur dëshirën për ta vizituar Manastirin.

Por, përgjigje ende nuk kanë marrë që të diskutohen detajet e kësaj vizite, sipas ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku.

“Qeveria e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen e gjithë trashëgimisë sonë kulturore, dhe në veçanti të kishave ortodokse në shtetin tonë. Sfidat tona të përbashkëta mund t’i adresojmë vetëm përmes komunikimit që fuqizon klimën e mirëbesimit. Retorika që nxitë urrejtje dhe përçarje mes komuniteteve nuk është zgjidhje dhe duhet të kundërshtohet nga të gjithë”, thuhet ndër tjerash në letër. /Insajderi.com