Kurti “i tronditur” nga vrasja e dyfishtë në Pejë

Kurti “i tronditur” nga vrasja e dyfishtë në Pejë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga vrasja e rëndë që ndodhi të mërkurën mbrëma në qytetin e Pejës, ku të vdekur mbetën dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Fjala është për kandidatin e kësaj partie për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish-kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Facebook.

Shefi i qeverisë më tej u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga PDK-ja.

“Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike”.

Po ashtu ka ftuar organet e rendit që “me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”./Insajderi.com