
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje NATO-s dhe BE-sëpër vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kurti ndër tjerash ka thënë se Kosova mbështet dënimin e agresorit të Rusisë.
“Pushtimi rus i Ukrainës është një thirrje zgjimi se rruga e autokracisë është lufta dhe shkatërrimi. Ne mbështesim plotësisht NATO-n dhe BE-në në dënimin e agresionit të Rusisë dhe bëjmë thirrje për vigjilencë dhe maturi në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkroi Kurti në “Twitter”.

Sulmet ruse në Ukrainë
Ndër tjerash ai shtoi se Kosova lutet për njerëzit e Ukrainës në këtë kohë të vështirë.
“Sytë, veshët, mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Ukrainës”, shtoi kryeministri./Insajderi.com