
Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel, të cilës i kërkoi ndihmë që vendi ynë ta tejkalojë pandeminë COVID-19.
Në këtë takim u diskutua për situatën me pandeminë dhe për domosdoshmërinë e marrjes së masave të reja kundër COVID-19.
Me këtë rast Kurti ka shprehur edhe falënderimet dhe mirënjohjen për letrën e urimit nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe mbështetjen e ofruar, duke thënë se Franca është aleat i rëndësishëm i shtetit të Kosovës.
Po ashtu u bisedua edhe për projektet dhe marrëveshjet në fusha të ndryshme të bashkëpunimit Francë-Kosovë dhe për të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi. /Insajderi.com