Kryeministri, Albin Kurti, ka kërkuar nga Greqia njohjen e Kosovës.
Kreu i Ekzekutivit Kosovar është takuar me kryeministrinë Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë Tryezës së Rrumbullaket me Qeverinë e Greqisë.
“Greqia dhe Kosova duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre të pavarura për shkak të historisë së gjatë të përbashkët, qëllimit të përbashkët të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe të ardhmes së gjatë të përbashkët”, ka thënë Kurti.
Kjo tryezë organizuar nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” ku po marrin pjesë kryeministra dhe ministra të vendeve të ndryshme, zyrtarë qeveritarë, vendimmarrës, drejtues të korporatave dhe akademikë.
Greqia është një partner ekonomik i Kosovës përkundër se bën pjjesë në pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën.
Ky shtet madje e ka zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.
Zyrtarët grekë vizitojnë Kosovën dhe njohin të gjitha simbolet e shtetësisë.
Mungon zyrtariteti i kësaj njohje të cilën Qeveria e Kosovës po e kërkon. /Insajderi.com