Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë kufizimet anti-COVID.
Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim për disa kufizime të reja që përfshinë edhe ndalimin e aktivitetit biznesor për 11 ditë.
Këto masa sipas Kurtit ishin të domosdoshme, pasi gjatë dy javëve të fundit në përballje me Coronavirsin kanë humbur jetën 150 qytetarë.
“Në këso situate alarmante jemi të detyruar të veprojmë”, u shpreh Kurti. /Insajderi.com
Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 është bërë i frikshëm. Në bazë të analizës së situatës…
Posted by Albin Kurti on Monday, 5 April 2021