Kurti: Klinikat dhe spitalet do t’i bëjmë si qendrat mjekësore në Prishtinë

Kurti: Klinikat dhe spitalet do t’i bëjmë si qendrat mjekësore në Prishtinë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një takim me disa specialistë të mjekësisë ju ka premtuar se Lëvizja Vetëvendosje do të investoj në shëndetësi.

“Mjekët po bashkohen me Lëvizjen, sepse Lëvizja është ajo që do të investojë në shëndetësi. Pushtetarët e deritashëm veç kanë vjedhur paratë e barnave dhe i kanë shkatërruar spitalet”, ka thënën Kurti në takim me specialistët e mjekësisë.

Ai ka thënë se qendrat e mjekësore në komunën e Prishtinës i kemi bërë model për Kosovën dhe rajonin.

“Qendrat mjekësore në Komunën e Prishtinës i kemi bërë model për Kosovën e rajonin. Aty kurrë s’mungojnë barnat apo teknologjia. Krejt ndryshe nga klinikat e kohës së shkuar, ku më shpejt e merrje një sëmundje të re se sa shëroheshe”, është shprehur ai.

Gjithashtu Kurti ka thënë se “të njëjtën do ta bëjmë pas 11 qershorit me të gjitha klinikat e spitalet e Kosovës”. /Insajderi.com