Kurti komenton aksidentin e Hajdarit: I besoj versionit të ministres

Kurti komenton aksidentin e Hajdarit: I besoj versionit të ministres

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se i beson versionit të Ministrës, Rozeta Hajdari për aksidentin.

Kurti gjatë një konferencë ka folur rreth aksidentit të Hajdarit, ku viktimë ishte një fëmijë.

“Me keqardhjen time të thellë me atë çfarë ka ndodhur me aksidentin në të cilin është lënduar një fëmijë, unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka dhënë ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me ç’ka kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi me tepër seç duhet. Policia e ka rastin, kamerat e marketit janë aty, besoj që gjithçka do të sqarohet shumë shpejtë”, tha Kurti.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele ka pësuar një aksident trafiku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Hajdari përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se papritur në rrugë janë shfaqur dy fëmijë në vrapim dhe njëri nga ta është përplasur në veturën e saj.

“Sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time”, ka shkruar ajo./Insajderi.com