Kurti: Kosova nuk duhet të jap territor për ulëse në OKB

Kurti: Kosova nuk duhet të jap territor për ulëse në OKB

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po merr pjesë në konferencën “Skenarët e finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ku tha se prioritet i Kosovës është bashkimi i Mitrovicës. Ka thënë se nuk duhet ndërruar me ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se Kosova në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjë kompromise për të siguruar ulësen në OKB. Siç shprehet Kurti, nuk mund të jepet territor për të fituar vendin në OKB.

“Prioritet duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës, më falni por jo ulësja e OKB-së. Nuk jam kundër ulëses në OKB, por bashkimin e Mitrovicës nuk mund ta krahasojmë me ulësen në OKB”.

Shkëmbimi i territoreve, sipas Kurtit, është vetëm eufemizëm për ndarjen e Kosovës.