Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se Kosovën me Malin e Zi e lidh orientimi euro-atlantik.
Këto komente Kurti i bëri gjatë një takimi me përfaqësues të Malit të Zi në Kosovë, të cilët i pri bashkë më zëvëndësen e tij, Emilija Rexhepi.
Në takim ishin Lazar Raduloviq, kryetar i shoqatës malazeze “Lovqen” në Kosovë, Seid Haxhiq dhe Alen Mujeviq nga Drejtoria për Diasporë e Republikës së Malit të Zi, Biserka Gjurgjeviq nga Shoqata e Malazezëve në Podgoricë, si dhe ushtruesi i detyrës së ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Nikollë Lulgjuraj.
Kurti uroi Ditën e Malazezëve të Kosovës, njëherësh edhe 21 majin, Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi,
Pjesëmarrësit vlerësuan lart rëndësinë e këtij takimi dhe shënimin e kësaj dite, si për afirmimin e pozitës së komunitetit malazez në Kosovë. /Insajderi.com