Kurti: KQZ po tenton ta “zvogëlojë” fitoren e VV-së

Kurti: KQZ po tenton ta “zvogëlojë” fitoren e VV-së

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurti, gjatë një vizite në Prizren deklaroi se Komisoni Qendror i Zgjedhjeve “po tenton që ta zvogëlojë fitoren e Vetëvendosjes”.

Kurti ka përmendur “vonesat e numërimit” si dhe disa “padrejtësi të vogla” që sipas tij nuk janë të tilla.

“Nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit’’, tha Kurti për TV BESA, transmeton Insajderi.

Kurti tha se në momentin kur certifikohen rezultatet do ta votojnë kryetarin e ri të Kuvendit.

‘’Në momentin kur të certifikohen rezultatet, ne jemi gati menjëherë që ta votojmë kryetarin e ri të Kuvendin, kryeministrin e ri dhe presidenten e re’’, tha Kurti. /Insajderi.com