Kurti krahason pranimin e fajit të Gjermanisë Naziste me mospranimin e fajit të Serbisë

Kurti krahason pranimin e fajit të Gjermanisë Naziste me mospranimin e fajit të Serbisë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth gërmimeve që po kryen në Kizhevak të Serbisë, ku po kërkohen mbetjet mortore të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë një krahasim mes Gjermanisë së pas lutës së dytë botërore, dhe Serbisë pas vitit 1999, kohë kur kishin përfunduar luftërat në ish Jugosllavi.

Kurti, ka thënë se për dallim nga Gjermania në të cilën pas procesit të Gjykatës së Nurembergut u dënua makineria vrastare naziste, hisotianë, akademike e intelektualë, kane reflektuar duke e pranuar fajin e kryer nga Gjermania Naziste, sot Serbia edhe përkunder faktit që është shkaktare e tri luftërave dhe ka kryer krime kundër njerëzimit, akoma nuk ka reflektuar dhe nuk është distancuar nga ato zhvillmë.

Si argument për mos reflektim të Serbisë ndaj krimeve të kryera, Kurti ka treguar shembullin ku janë gjetur trupa të varrosur nën mbetje gurthyesish e materialesh ndërtimi. Kizhevaku është vendi i pestë ku zbulohen varreza masive në Serbi, pas Batajnicës, Peruçacit, Petrovo Selos dhe Rudnicës, dhe nga Serbia nuk po vjen kërkim falja.

Në fund Kurti ka kërkuar që Evropa me këmbëngulje duhet të kërkojë dënimin e politikanëve pjesëmarrës në qeverinë serbe që urdhëroi krimet gjenocidale, e vetë Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e saj, të pranojë krimet, të dënojë fajtorët e të njohë Kosovën, nëse duam vërtet që Ballkani të ecë drejt Evropës, e të mos kemi gjithnjë ankthin dhe pasigurinë e së ardhmes./Insajderi.com