Kurti kujton Jasharët: Kosovën e presin ditë të mira për aq sa nuk i harron ata

Kurti kujton Jasharët: Kosovën e presin ditë të mira për aq sa nuk i harron ata

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi të mërkurën se “Kosovën e presin ditë të mira për aq sa nuk i harron ATA, duke iu referuar luftëtareve të lirisë.

Ai postoi një fotografi të Shaban, Adem e Hamëz Jasharit, duke kujtuar 30 dhjetorin e vitit 1991, kur forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve.

“Që nga ajo ditë ata jetuan dhe luftuan me dy parime të thjeshta e të vështira: 1) Nuk do ta lëshojmë Kosovën deri në çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit; 2) Nuk dorëzohemi e nuk nënshtrohemi për së gjalli. Nga ky betim që ata ia bënë tokës sonë e njëri-tjetrit lindi UÇK-ja”, ka shkruar Kurti. /Insajderi.com

 

ATA

Fillimi i luftës në Kosovë shënonte betejat e mbrama për ta. Vitet 1997-1999, ishin faza e fundit për ata që po…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, 30 December 2020