Kurti: Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt

Kurti: Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas protestave të dhunshme që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Kurti thotë se bota bëhet më e pasigurt nëse kërcënohet demokracia në Amerikë.

Kështu u deklarua ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ku tutje shtoi se populli i Kosovës po i ndjekë me interes të madh skenat shqetësuese në Kongresin amerikan.

”Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt”, ka shkruar ai.

“Populli i Kosovës ndoqi me interesim të madh skenat shqetësuese në #CapitolHill & ne bëjmë thirrje për një transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, jo dhunën nga ekstremistët e djathtë”, shton tutje Kurti. /Insajderi.com