Kushtet e Bashkimit Evropian duhet të jetë të drejta për Kosovën.
Kështu thotë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel në konferencën e përbashkët me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Kurti tha se këto kushte duhet të jenë në këtë mënyrë që vendi të ecën drejt rrugës evropiane.
Ai tha se tri vjet më parë, Komisioni Evropian kishte rekomanduar liberalizimin e vizave për kosovarët, por që qytetarët vazhdojnë të kenë vështirësi.
“Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta, rruga e Kosovës duhet të jetë e shkurtër drejt qytetërimit evropian. Besojmë që të kemi liberalizim të vizave, tashmë kanë kaluar 3 vjet, 4 muaj që prej Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por qytetarët vazhdojnë të kalojnë këtë regjim vizazh”, deklaroi ai.
Ai më tej tha se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e BE-së për liberalizim të vizave, madje disa herë më shumë sesa që duhej të plotësonin vendet e rajonit.
“Kushtet e BE-së për pranimin e Kosovës duhet të jenë të drejta, që pranimi i Kosovës në BE të jetë më realist, duhet të kemi liberalizimin e vizave për kosovarët”, ka thënë Kurti.
Ai më tej u deklarua edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, për çka tha se Qeveria e Kosovës mbetet e angazhuar plotësisht në bisedime.
“Jemi për arritjen e njohjes reciproke për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona, në këtë proces roli i BE-së si partnere është e domosdoshme”, ka shtuar Kurti. /Insajderi.com